Stërvitja e muskujve, parandalon vdekjen nga kanceri NULL NULL 05.11.2017 12:30 05.11.2017 12:30 Ngritja e peshave, ka një rol të rëndësishëm në shëndetin tuaj, pasi parandalon sëmundjen e kancerit, efekt të tillë sa që vrapimi nuk posedon. Kështu thonë studimet e reja në një eksperiment në më shumë se 80 mijë njerëz në Britani të Madhe. ”Forcimi i muskujve, zvogëlon rrezikun e vdekjes nga kanceri ndërsa stërvitjet aerobike nuk bënë dicka të tillë”, thuhet tutje në raportin e publikuar, njofton Klan Kosova. Studimi zbuloi se njerëzit që bënin ushtrime të bazuara në forca zvogëlonin rrezikun e vdekjes me gati një të katërtën e përgjithshme dhe vdekjen nga kanceri me 31 për qind, por stërvitja aerobike nuk pati pothuajse asnjë ndikim në normat e vdekjeve të kancerit. Profesori kryesor i studimit, Emmanuel Stamatakis nga Universiteti i Sidneit, tha: ”Studimi tregon se stërvitja që nxit forcën muskulore mund të jetë po aq e rëndësishme për shëndetin sa aktivitetet aerobike si vrapimi ose çiklizmi”, njofton Klan Kosova.