Statistikat shqetësuese, ardhmja e Luninit në pikëpyetje NULL NULL 01.05.2026 14:26 01.05.2026 14:26 Brenda strukturave të Real Madridit po rritet pasiguria mbi aftësitë e Andriy Lunin për të qenë pjesë e planeve afatgjata të klubit. Edhe pse ai ka treguar profesionalizëm si zëvendësues i Thibaut Courtois, statistikat këtë sezon janë shqetësuese, me një mesatare prej një goli të pësuar çdo 45 minuta, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa disa drejtues besojnë se klubi duhet ta shesë portierin sa më parë, vetë Lunin nuk ka ndërmend të largohet, duke u shprehur i lumtur me jetën në Madrid. Megjithatë, dyshimet e fundit mund të përshpejtojnë promovimin e të riut Javi Navarro në ekipin e parë, duke rrezikuar pozicionin e ukrainasit.