Starmer i buzëqeshur pranë Trumpit, thotë se Britania dhe Amerika kanë marrëdhënie të veçantë NULL NULL 18.09.2025 14:29 18.09.2025 14:29 Pak para se të takohen me udhëheqësit e bizneseve, presidenti amerikan, Donald Trump dhe kryeministri britanik, Sir Keir Starmer mbajtën konferencë për media. Starmer, i ulur në krah me Trumpin, uroi mirëseardhjen e të pranishmëve dhe i tha presidentit amerikan: “Jeni mes miqve”. “Mendoj se të gjithë jemi dakord, ka shumë për të festuar në marrëdhënien e veçantë midis dy vendeve tona”, tha tutje kryeministri britanik, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Starmer thotë se ShBA-ja është “partneri më i madh tregtar i Mbretërisë së Bashkuar”. “Së bashku mbështesim mbi 2.5 milionë vende pune në të dy ekonomitë”, shtoi ai. “Ne kemi të mirën e biznesit britanik dhe amerikan”, vazhdon ai, duke iu drejtuar audiencës së përbërë nga liderë biznesi. Kryeministri thotë se Mbretëria e Bashkuar dhe ShBA-ja janë sektorë kryesorë si teknologjia, financa, mbrojtja dhe energjia. “Shikoni vetëm atë që po arrijmë sot së bashku”, thotë ai. Marrëveshja e sotme, me miliarda që rrjedhin “në të dyja anët e Atlantikut”, thotë Starmer, është më e madhja e këtij lloji në historinë britanike. Kryeministri thotë se kjo marrëveshje do të thotë investime që ndryshojnë jetën në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat do t’i bëjnë mijëra njerëz që punojnë “të kenë një gjendje më të mirë”. “Kjo tregon fuqinë e këtij partneriteti”, u tha Starmer të pranishmëve në sallë.