Stanley Tucci thotë që ishte diagnostifikuar me kancer NULL NULL 05.09.2021 16:43 05.09.2021 16:43 Aktori i famshëm amerikan, Stanley Tucci, ka zbuluar që para tre vjetësh ishte diagnostifikuar me kancer. Për fatin e tij të mirë Tucci i ishte nënshtruar trajtimit që kishte rezultuar me sukses. “Ishte shumë i madh për t’u operuar, andaj atyre iu desh që ta heqin me rrezatim të lartë dhe me kimioterapi”, ka thënë Tucci për Vera. “U pata betuar që kurrë s’kam për të bërë [kimioterapi] diçka të tillë, sepse gruaja ime e parë ka vdekur nga kanceri, dhe ta shihja atë të kalonte nëpër ato trajtime për vite të tëra, ishte e tmerrshme”. “Fëmijët kanë qenë shumë të mirë, por ka qenë zor për ta. E kisha një tub për t’u ushqyer për 6 muaj. Mezi ia kam dalë për ditën e përfundimit të shkollës së mesme të [fëmijëve të mi] binjakë”.