Springsteen, zemërthyer pas vdekjes së Pettyt NULL NULL 03.10.2017 21:15 03.10.2017 21:15 Bruce Springsteen ka nderuar të ndjerin Tom Petty, duke thënë se ndjehet i “rrënuar dhe zemërthyer” për vdekjen e tij. Ikona e muzikës amerikane, Tom Petty, pësoi sulm në semër në shtëpinë e tij në Kalifornia të dielën, dhe vdiq në spital të hënën në moshën 66 vjeçare. “Këtu në E Street, jemi të rrënuar dhe zemërthyer nga vdekja e Tom Petty. Zemrat tona janë me familjen dhe anëtarët e bendit të tij”, shkruan Springsteen në Twitter.