Spitali i Pejës: 10 pacientë me COVID-19 në gjendje më të rëndë NULL NULL 09.03.2021 08:30 09.03.2021 08:30 Një pacient me COVID-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Pejës. Atje aktualisht po trajtohen 56 pacientë me koronavirus. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 37 pacientë janë në oksigjeno- terapi, 2 Pacientë janë në CPAP, ndërsa nga këta 10 pacientë në gjendje më të rëndë, transmeton Klan Kosova. Në këtë spital në 24 orëshin e fundit, 248 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 27 janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm, 355 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,765 analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione.