Spektakël në Super Bowl – Shakira e J.Lo performojnë bashkë (VIDEO) NULL NULL 03.02.2020 08:31 03.02.2020 08:31 Për dymbëdhjetë minuta në Miami, këtë të diel që lëm pas, Jennifer Lopez dhe Shakira, kanë bërë historinë si latinet e para që drejtuan një shfaqje të Super Bowl. Dyshja performuan bashkë në shoun më të shikuar në planet SuperBowl Halftime Show, njofton Klan Kosova. OK J. Lo and Shakira with the Latina flava at halftime 🙌🏾🔥 pic.twitter.com/TEpCLRsn5r — Carita Parks (@CaritaCParks) February 3, 2020 Lopez u shfaq e veshur me një pelerinë me penda ku tregonte me mburrje flamurin e SHBA-ve në një anë, dhe në një tjetër atë të Porto Ricos. Në këtë performancë, Jennifer Lopezit iu bashkua edhe vajza e saj Emme bashkë me një kor fëmijësh. Ndërsa Shakira bëri hapjen e shfaqjes me hitin e saj të vitit 2009, ”She Wolf”. Këngëtares më pas iu bashkua edhe Bad Bunny si dhe Cardi B. Shakira vallëzoi e këndoi hitin e saj të fundit ‘’Callaita’’ para se t’i dhuronte skenën Jennifer Lopezit. 🚨 @sanbenito está en el Hard Rock Stadium 🚨 (Se para a bailar al ritmo del reggaetón) 🎶#NFLMX #SBLIV #PepsiHalftime pic.twitter.com/ZwD8LvqfCJ — NFL México (@nflmx) February 3, 2020 Halftime show’ është një spektakël që organizohet nga Pepsi në finalen e madhe të futbollit amerikan, që është një nga ngjarjet që shikohet më së shumti në botë, njofton Klan Kosova.