Specialja nuk e lejon ish-Presidentin Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait NULL NULL 17.03.2025 20:22 17.03.2025 20:22 Gjykata Speciale nuk i ka dhënë leje ish-presidentit Hashim Thaçi që të merr pjesë në ceremoninë e varrimit të babait. Lajmin e ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes një postimi në rrjetin social. Facebook. Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shpreh indinjatën duke e quajtur vendimin si të padrejtë e jo human. Ata tutje shkruajnë se ky vendim është një shkelje flagrante e të drejtave themelore të njeriut, duke e konsideruar këtë akt si të qëllimshëm. “Ky vendim nuk është vetëm një shkelje flagrante e të drejtave themelore të njeriut, por edhe një akt që bie ndesh me vlerat universale të humanizmit dhe drejtësisë. Të ndalosh një bir që t’i japë nderimin e fundit babait të tij, është një akt i dhimbshëm që cenon dinjitetin dhe ndjenjat më të thella njerëzore”, shkruan OVL – UÇK, transmeton Klankosova.tv Ndërkaq, ata i kanë bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare që të reagojnë ndaj kësaj shkeljeje të të drejtave themelore dhe të marrin masa.