Specialja cakton edhe dy seanca për fjalët përfundimtare, evitohet 17 Shkurti NULL NULL 28.11.2025 12:30 28.11.2025 12:30 Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë lëshoi një numër të afateve dhe urdhrave në lidhje me përmbylljen e paraqitjes së argumenteve prej Mbrojtjes dhe fazat e mbetura të procesit. Gjykata Speciale ka vendosur të shtojë dy seanca shtesë për fjalët përfundimtare të ekipeve mbrojtëse, në rastin e katërshes së UÇK-së. Përveç javës nga 9 – 13 shkurt 2026, ka shtuar edhe dy data të tjera, 16 dhe 18 shkurtin. Edhe këtë herë, si në dy vitet e fundit, Specialja po e respekton Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke evituar datën 17 Shkurt. Por, ndryshe kishte vepruar në vitin 2023, kur caktoi pikërisht këtë datë për seancë ndaj Thaçit dhe të tjerëve. /Klankosova.tv Gjykata Speciale e cakton 17 shkurtin për seancë të radhës ndaj krerëve të UÇK-së /Klankosova.tv