Spanjë, rritet mosha minimale për martesë NULL NULL 24.07.2015 15:20 24.07.2015 15:20 Deri të mërkuren, nëse një djalë dhe një vajzë në Spanjë dëshironin të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë, atëherë mjaftonte që ata të kishin mbushur 14-vjeç. Mirëpo, nga e enjtja, gjërat kanë ndryshuar në shtetin iberik. Qeveria spanjolle tashmë ka marrë vendim që të rritet mosha minimale për martesë, duke e çuar nga 14 në 16-vjeç. Pavarësisht se lejohej martesa që 14-vjeç, kishte shumë pak çifte që martohehsin në këtë moshë. Sipas mediave spanjolle, gjatë vitit 2000-2014 janë bërë vetëm 365 martesa nën moshën 16-vjeçare. Sipas një studimi të Institutit të Statistikave të Katalonias, në 2013-n mosha mesatare kur meshkujt martoheshin ishte 33.6-vjeç, ndërsa për femrat 32.6-vjeç. Në Europë, mosha më e ulët minimale për martesë tashmë është në Estoni, pasi ky shtet lejon një person që ka mbushur 15-vjeç që të martohet.