Spahiu: Si mund serbët ta pranojnë, kur shumë shqiptarë s’besojnë që Kosova do të ekzistojë? (VIDEO) NULL NULL 16.08.2022 18:57 16.08.2022 18:57 Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka thënë se serbët nuk mund ta pranojnë aq lehtë shtetësinë e Kosovës, përderisa, sipas tij, një pjesë e madhe e komunitetit shqiptar nuk beson se ky shtet do të ekzistojë pas disa vjetësh. “Mendoj që problemi nuk është te ajo se pse një pjesë e madhe e minoritetit serb nuk e njeh shtetin e Kosovës, problemi qëndron më tepër te komuniteti shqiptar, për të cilin është krijuar shteti i Kosovës, i cili e sheh Kosovën me skepticizëm. Kam disa dhjetëra baste me njerëz që lidhen me mua, se pas tre vjetësh, 10 vjetësh apo pas 20 vjetësh, nuk do të ekzistojë shteti i Kosovës, që do të thotë se njerëzit nuk besojnë në shtetin e Kosovës. Si do ta bindim minoritetin serb, i cili nuk mund ta pranojë aq lehtë një realitet të ri, s’mund ta pranojë aq lehtë shtetin e Kosovës, kur një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk kanë besim se shteti i Kosovës do të ekzistojë”, ka thënë Spahiu në Info Magazinë. Spahiu po ashtu shtoi se vendet e Quintit po i bëjnë presion komunitetit serb në Kosovë që ta njohin shtetësinë e Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e gazetarit e shkrimtarit të njohur, Bajram Sefaj 2 days