Spahiu: Kurtin sot po ta pyesësh për bashkimin kombëtar thotë “Nuk na lejojnë amerikanët” (VIDEO) NULL NULL 06.07.2023 18:39 06.07.2023 18:39 Ish-aktivisti për bashkimin kombëtar Kreshnik Spahiu, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka ndryshuar qasje ndaj Shqipërisë. Spahiu tha në Info Magazine se po të pyetet Kurti se pse ndryshojë qëndrim ndaj referendumit Shqipëri-Kosovë, ai thotë “Nuk na lejojnë amerikanët dhe ndërkombëtarët”. “Kur bëhet fjalë për çështje të pushtetit e të karriges thotë “Ne jemi shtet sovran dhe çka na duhen amerikanët, mua më ka votuar populli”, tha Spahiu. Sot, kryeministri i Shqipërinë Edi Rama, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë. Ai u prit nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, dhe nga kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca. Ndërkaq deri më tani nuk ka ndonjë shenjë se mund të ketë takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Shefi i qeverisë shqiptare Edi Rama, sot ekskluzivisht do të jetë mysafir i Adriatik Kelmendit, në Rubikon. Rubikon në Klan Kosova fillon nga ora 20:45. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.