Sot nis “Java e Bibliotekës në Kosovë” NULL NULL 12.04.2016 09:25 12.04.2016 09:25 Nga sot deri më 16 prill do të shënohet “Java e Bibliotekës” në Prishtinë. Me rastin e shënimit të kësaj jave, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” ka organizuar disa aktivitete si: ligjërata, ekspozita dhe promovime librash, njofton Klan Kosova. Zyrtarja për marrëdhënie me publikun pranë këtij institucioni, Merita Maliqi ka bërë të ditur për Klan Kosovën se përpos vendorëve do të ketë ligjërues edhe nga rajoni: si nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë si dhe nga Amerika. Krejt kjo falë bashkëpunimit që ky institucion ka me Ambasadën amerikane në Prishtinë. Pos këtyre aktiviteteve në edicionin e 14-të të këtij aktiviteti kulturor do të ketë organizime edhe në qytete të tjera me ç`rast në një nga shkollat e Pejës do të hapet edhe një bibliotekë. Ndërkaq, në përmbyllje të kësaj jave, Këndi Amerikan do të organizojë një konferencë e cila do të shënojë 10 vjetorin e themelimit të këtij këndi që vepron brenda Bibliotekës Kombëtare, njofton Klan Kosova.