Sot mblidhet KQZ-ja, në rend dite ndryshimi i lokacionit të Qendrave të Votimit në Leposaviq NULL NULL 30.01.2025 08:20 30.01.2025 08:20 Foto nga Arkiva; Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot nga ora 13:30 mban mbledhjen e radhës. Në rendin e ditës janë shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndryshimin e lokacionit të Qendrave të Votimit në Leposaviq, e shqyrtimi dhe miratimi i Këshillave të Vendvotimeve për vendvotimet e rregullta, me kusht dhe ekipet e numërimit në QKN, transmeton Klankosova.tv. Pikat e rendit të ditës: Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes Nr. 08/2025 Këshillat e KQZ 3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore 3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndryshimin e lokacionit të Qendrave të Votimit 1211, 1207 dhe 1210, në komunën Leposaviq 3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i Këshillave të Vendvotimeve për vendvotimet e rregullta, me kusht dhe ekipet e numërimit në QKN 3.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i Këshillave të Vendvotimeve në Përfaqësi Diplomatike 3.2. Këshilli për Buxhet dhe Financa 3.2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Vjetorë Financiar i KQZ-së për vitin 2024, 3.2.2. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Vjetorë të Derivate për vitin 2024, 3.3. Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë Të ndryshme