Sot mbahet seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt NULL NULL 04.06.2025 07:40 04.06.2025 07:40 Sot me fillim nga ora 13:20, do të mbahet seanca e radhës për rastin e vrasjes së 30-vjeçares Liridona Ademaj. Njoftimi u bë disa ditë më parë nga juristja e mediave Flutura Kusari, transmeton Klankosova.tv. Të akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares janë ish-bashkëshorti Naim Murseli, Granit Plava, Kreshnik Kokalla, dhe Tom Dodaj. Në seancën e 31 janarit, ish-bashkëshorti i Liridona Ademajt ishte deklaruar i pafajshëm.