Sot luhet ndeshja e dytë çerekfinale Bashkimi-Trepça NULL NULL 09.04.2023 11:21 09.04.2023 11:21 Sot me fillim nga ora 17:00 në palestrën “13 qershori” do të luhet çerefinalja e dytë në mes të Bashkimit dhe Trepçës. Ndeshjen e parë e fitoi skuadra nga Mitrovica, me rezultat 92:88. Fituesi i këtij çifti në gjysmëfinale do të ndeshet me Sigal Prishtinën, që e mbylli si kampione sezonin e rregullt Çifti tjetër i fazës gjysmëfinale u përcaktua dje, me Golden Eagle Yllin që do të takohen me Pejën. Ylli eliminoi Vëllaznimi duke i fituar të dy ndeshjet ndaj tyre. Kujtojmë se skuadra e cila i shënon dy fitore kalon në gjysmëfinale/ Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.