Sot i jepet lamtumira e fundit Dhimitër Anagnostit NULL NULL 02.09.2025 08:36 02.09.2025 08:36 Dhimitër Anagnosti Regjisori i shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti vdiq dje në moshën 89-vjeçare. Regjisorit shqiptar, sot do t’i jepet lamtumira e fundit, ndërsa homazhet do të zhvillohen në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit, ora 10.00 – 13.00, në Tiranë, transmeton Klankosova.tv. Lajmin e hidhur për vdekjen e regjisorit, e ka bërë publik vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale. “Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë ju binde ligjit të jetës! Lamtumirë babush!”, ka shkruar ajo.