Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbeturinat rrisin rrezikun nga vërshimet (VIDEO)

NULL NULL
28.07.2026 10:01
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Mjaftojnë vetëm pak reshje intensive, që shumë rrugë të Kosovës të “shndërrohen” në lumenj, oborret të përmbyten dhe qarkullimi të vështirësohet.

Shpesh, një pjesë e madhe e këtij problemi lidhet me mbeturinat, të cilat bllokojnë pusetat e kanalet kulluese e shtretërit e lumenjve, transmeton Klankosova.tv.

Për ndikimin e mbeturinave dhe përgjegjësinë institucionale, sot në emisionin “Ora Shtatë” ka diskutuar Luan Hasanaj nga “Let’s do it – Ta pastrojmë Kosovën”.

Ai tha se edhe pas shumë vitesh, qytetarët e Kosovës po përballen me problemin e njëjtë.

“Ne me shumë vullnetarë e shumë qytetarë kërkojmë ta gjejmë zgjidhjen e këtij problemi, por normalisht që zgjidhja i takon krejt dikujt tjetër, dhe progresi është në hapa shumë të ngadalshëm”, u shpreh ai në Klan Kosova.

lajme të ngjashme