Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia gjobit mërgimtarin në Pejë, theu rregullat e trafikut

NULL NULL
28.07.2026 09:51
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe gjobitur shoferin që u filmua duke kryer kundërvajtje në komunikacion në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë.

Sipas njoftimit të policisë, më 25 korrik, në rrjetin social “Facebook” u publikua një video ku shihej një veturë e tipit Mercedes, me targa të Gjermanisë, duke tejkaluar kolonën e automjeteve nga krahu i djathtë. Në vazhdim, sipas njoftimit, automjeti shihej duke lëvizur mbi trotuar, për t’u rikthyer më pas sërish në shiritin rrugor, transmeton Klankosova.tv.

Pas publikimit të pamjeve, njësia e trafikut për qytetin e Pejës ndërmori veprimet e nevojshme dhe arriti ta identifikojë drejtuesin e automjetit. Atij i është shqiptuar gjobë për kundërvajtjen e kryer.

Policia bëri të ditur se, me pëlqimin e shoferit, vlera e gjobës është dyfishuar në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-186 për Rregullat e Komunikacionit Rrugor. Ky ligj u mundëson drejtuesve që posedojnë patentë shofer të lëshuar nga një shtet i huaj që, në vend të masës së ndalimit të drejtimit të automjetit për tre muaj, të pranojnë dyfishimin e vlerës së gjobës.

Mund të jetë një imazh i amë e biletës dhe teksti

lajme të ngjashme