Sot është Dita Ndërkombëtare e Tigrave (VIDEO) NULL NULL 29.07.2022 08:45 29.07.2022 08:45 29 korriku shënon Ditën Ndërkombëtare të Tigrave. Kjo ditë është caktuar me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për kujdesin ndaj tigrave, numri i të cilëve po zvogëlohet. Njëqind vjet më parë, 100 mijë tigra ishin në Azi, ndërsa sot numri i tigrave është më pak se 4 mijë. Një nga qëllimet e ditës ndërkombëtare të tyre është dyfishimi i këtij numri gjatë këtij viti dhe iniciativa për këtë dyfishim quhet “Iniciativa Tx2”, përcjell Klankosova.tv. Iniciativa “Tx2” ka mbledhur rreth 350 milionë dollarë për të ndihmuar në shpëtimin e tigrave. Paratë shpenzohen për hetuesit dhe rojet që patrullojnë për gjuetarët e paligjshëm. Fondi gjithashtu paguan për mbrojtjen e habitatit të tigrave, studimin e numrit dhe lëvizjeve të tyre, madje edhe vendos mijëra kamera për shtigjet e kafshëve të egra. E emri i kësaj kafshe përdoret shumë edhe në një nga komunat e Kosovës. Bëhet fjalë për Deçanin, ku “tigri” është një shprehje e zakonshme me të cilën ata i drejtohen njëri-tjetrit, në shenjë respekti. Shprehja “tigër” për deçanasit ka konotacion pozitiv, madje përdoret edhe kur një person nuk ia di emrin tjetrit. Më poshtë mund të ndiqni kronikën e emisionit “Ora Shtatë” të Klan Kosovës për “tigrat”, realizuar me 23 janar të vitit 2020.