Sot dy ndeshje interesante në basketboll NULL NULL 24.03.2024 09:00 24.03.2024 09:00 Basketboll Fotoilustrim Në kuadër të javës së 27-të të Prince Caffe Superligës në basketboll, sot do të zhvillohen dy ndeshje. Proton Cable Prizreni do të jetë nikoqire e Golden Eagle Yllit. Skuadra nga Prizreni, do të luajnë në “playout”, kurse therandasit synojnë gjysmëfinalen e “Play-off”-it. Basketbollistët prizrenas numërojnë shtatë fitore e 19 humbje, ndërsa ata therandas 17 fitore e nëntë humbje. Ndeshja nis nga ora 19:00. Loja tjetër e ditës luhet mes Vëllaznimit dhe Istogut. Kuqezinjtë kanë 11 fitore e 15 humbje, ndërsa istogasit një fitore e 25 humbje. Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.