Sot do të promovohet “Lahuta e Malësisë” i përkthyer në gjuhën frënge NULL NULL 17.03.2022 11:41 17.03.2022 11:41 Në kuadër të Javës së Frankofonisë në Kosovë, do të promovohet libri “Lahuta e Malësisë”, i përkthyer në gjuhën frënge. Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme edhe Diasporës të Kosovës, në bashkëpunim me Qendrën Frankofone Universitare, thuhet se ngjarja do të fillojë sot nga ora 18:00, në Fakultetin e Filologjisë. Në prezencë të autorit të përkthimit Abidin Krasniqi do të lexohen fragmente nga libri, ngjarja do të mbahet në gjuhën shqipe dhe frënge, transmeton Klankosova.tv.