Sorensen sot në Kosovë – takohet me krerët e shtetit NULL NULL 17.03.2025 07:19 17.03.2025 07:19 Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Përfaqësuesi i ri i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen zhvillon sot vizitën e tij të parë në Kosovë. Sipas agjendës zyrtare të Presidencës, Sorensen do të pritet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një takim që pritet të fillojë në orën 09:45, njofton Klankosova.tv. Më pas, në orën 10:30, emisari evropian do të takohet me kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Ndërsa, pas këtij takimi, emisari danez do të zhvillojë një takim edhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, i cili mbulon procesin e dialogut dhe integrimin evropian. Sorensen mori detyrën e emisarit për dialogun e Brukselit më 1 shtator të vitit të kaluar. Këtë pozitë për gati pesë vjet e mbajti sllovaku, Miroslav Lajçak.