Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sophie Turner dhe Joe Jonas, ‘kokë e këmbë’ të dashuruar

NULL NULL
18.12.2018 09:00

Ata janë kokë e këmbë të dashuruar.

Sophie Turner dhe i fejuari i saj Joe Jonas janë parë duke u puthur në qytetin e New Yorkut, para se aktorja 22 vjeçare të futej në aeroplan, për të udhëtuar për në Los Angeles.

Ylli i Game of Thrones, e cila ishte pa grim, kishte të veshur një pallto gëzofi  dhe atlete të markës së njohur Louis Vuitton derisa 29 vjeçari Joas kishte veshur një xhaketë të markës Moncler me vlerë hiç më pak se 1785 dollarë.

Turner ka udhëtuar për në Kaliforni për një fotosesion për kampanjën e Louis Vuitton, transmeton Klan Kosova.

Në fotografitë e çiftit që paparacët kanë arritur të kapin shihet se teksa Turner futet në veturën e saj, me shofer privat, merr edhe një puthje ‘lamtumire’ nga i dashuri i saj.

Turner dhe Jonas janë në lidhje dashurie në vitin 2016.

 

 

lajme të ngjashme