Sonte repriza e parë e shfaqjes “Nana dhe fëmija” NULL NULL 01.10.2015 11:07 01.10.2015 11:07 Në Teatrin Kombëtar të Kosovës, sonte do të jepet repriza e parë e shfaqjes “Nëna dhe fëmija” nga Jon Fosse me regji të Bekim Lumit. Në këtë shfaqje luajnë Meli Qena, Bujar Ahmeti, Donikë Ahmeti, May-Linda Kosumoviç. Pianistë në këtë shfaqje është Alzan Gashi, ndërsa muzikën Visar Kasa, e koreografinë e ka bërë Majlajdo Gala. Kostumet i ka realizuar Samka Ferri, ndërsa skenografinë Petrit Pasha, njofton Teatri Kombëtar i Kosovës, transmeton Klan Kosova.