Sonte hapet ekspozita “Remembered Map” NULL NULL 06.05.2016 09:25 06.05.2016 09:25 Sonte në galerinë Qahili në Prishtinë do të hapet ekspozita “Remembered Map”e artistës nga Amerika, Joyce Conlon. Në këtë ekspozitë do të prezantohen rreth 30 punime të kësaj artisteje. Me anë të ketij cikli artistja ka paraqitur udhëtimet, të cilat rrjedhin si pasojë e udhëtimeve tjera. Te gjitha këto lëvizje, udhëtime janë si harta që për momentin janë duke ndodhur si shkak i krizave që jane duke ndodhur në bote si dhe të refugjatëve. Joyce Conlon ka marrë pjesë në shume ekspozita kolektive, brenda dhe jashtë vendit. Për punën e saj, artistja amerikane është shpërblyer edhe me çmime të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, transmeton Klan Kosova. “Remembered Map” mbyllet më 24 maj.