Sonte derbi i zjarrtë “Della Madonnina”, Inter apo Milan? NULL NULL 22.09.2024 11:37 22.09.2024 11:37 Sot zhvillohet derbi i zjarrtë “Della Madonina” mes Interit dhe Milanit. Ndeshja luhet me fillim nga ora 20:45 në “Giuseppe Meazza” dhe është e vlefshme për javën e pestë të Serie A. “Nerazurrët” e kanë nisur pak më mirë sezonin ku në katër ndeshje ka dy fitore e dy barazime. Ndërsa, Milani fitoren e parë e ka arritur tek në javën e fundit, krahas dy barazimeve e një humbje. Dy skuadrat e qytetit të modës në mesjavë kanë luajtur në Ligën e Kampionëve me Interin që mori barazim ndaj Manchester City, kurse Milani u mposht në shtëpi nga Liverpooli. Në gjashtë derbit e fundit Interi i ka fituar të gjithë, kurse fitorja e fundit e Milanit ka qenë në vitin 2022.