Sondazhi PIPOS: Me çfarë nota i vlerësojnë qytetarët e Maqedonisë liderët shqiptarë atje? (VIDEO) NULL NULL 02.05.2024 22:06 02.05.2024 22:06 Notat e liderëve shqiptar në Maqedoni të Veriut A besoni në parimin e “qeverinë duhet ta formojë fituesi i kampit shqiptar me fituesin e kampit maqedon”?, kjo ishte pyetja e parashtruar e sondazhit PIPOS për zgjedhjet e 9 majit në Maqedoni të Veriut. 23.2 për qind e qytetarëve kanë votuar me “jo”, 9.3 për qind me “nuk e di”, ndërsa shumica e votuesve, 67. 5 për qind e tyre u përgjigjen me “po”. Ndërsa nota mesatare e liderëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut është: Ali Ahmeti ka notën prej 3.44; Izet Mexhiti ka notën prej 2.20; Menduh Thaçi ka notën prej 2.13; Arben Taravari ka notën prej 2.88; Zijadin Sela ka notën prej 2.68; dhe Afrim Gashi ka notën prej 2.21.