Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Son Heung-Min realizon dy herë brenda tre minutave për dy ekipet (VIDEO)

NULL NULL
03.12.2023 17:53

Manchester City dhe Tottenhami janë duke barazuar me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së 14-të në Premier League.

Son Heung-Min i ka realizuar që të dy golat. Fillimisht realizoi për ekipin e tij në minutën e 6’, teksa vetëm tre minuta më vonë shënoi në portën e tij.

Tani po zhvillohet minuta e 20’, mundësinë më të mirë deri më tani e pati Erling Haaland, i cili huqi një rast të pastër.

Përndryshe, Son Heung-Min, është vetëm lojtari i dytë në historinë e Premier League që shënon një gol dhe autogol në 10 minutat e para të një loje, pas Gareth Barry për Aston Villa kundër Charlton në maj 1999. Rollercoaster.

lajme të ngjashme