Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Softolli: Kurti është mashtrues në kuptimin politik (VIDEO)

NULL NULL
29.10.2025 10:00

Analisti politik Argjend Softolli ka folur për deklaratën që ka bërë mbrëmë në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ku tha se Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ia kishte premtuar postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se Kurti është mashtrues në aspektin e politikës.

“Zotëri Limaj e ka shpërfaqur atë që të gjithë ne tani po e dimë, se zotëri Kurti është një mashtrues në kuptimin politik edhe me bashkëpunëtorët. Do të thotë se ai, të gjithë ata që i thërret për të bashkëpunuar, në një farë forme tenton edhe t’i mashtrojë. Njeriut i ka thënë se do të bëhesh kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe përgatite fjalimin, e më pas nuk e ka propozuar,” ka thënë Softolli. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme