Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ngjyra e urinës tregon nëse jeni të dehidratuar, thotë dietologia Vala Pupovci (VIDEO)

NULL NULL
21.07.2026 11:02

Temperaturat e larta gjatë verës rrisin nevojën e organizmit për ujë, ndërsa mosmarrja e sasive të mjaftueshme mund të çojë në dehidrim.

Në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, dietologia Vala Pupovci ka theksuar se gjatë ditëve të nxehta trupi humb më shumë lëngje përmes djersitjes, ndaj hidratimi është i domosdoshëm.

“Nevojat për ujë rriten gjatë verës, pasi djersitja është më e madhe. Nëse nuk marrim mjaftueshëm ujë, mund të vijë deri te dehidrimi”, tha Pupovci.

Ajo shpjegon se një nga shenjat e para të dehidrimit është tharja e gojës, por mënyra më e besueshme për të vlerësuar nivelin e hidratimit është ngjyra e urinës.

“Sipas ngjyrës së urinës mund ta kuptojmë nëse jemi të dehidratuar apo jo. Nëse ajo është me ngjyrë të errët, tregon dehidrim. Ndërsa nëse është shumë e çelët, pothuajse si uji, mund të tregojë hidratim të tepërt. Ky është treguesi më i mirë për të vlerësuar gjendjen e hidratimit”, u shpreh ajo.

Ndiqni të plotë deklaratën e saj:

lajme të ngjashme