Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sofia Vergara konfirmon se është beqare

NULL NULL
17.01.2024 16:04
sofia vergara

Aktorja Sofia Vergara po konfirmon statusin e saj të lidhjes.

Ylli 51-vjeçar i Griselda bëri një paraqitje në emisionin The Tonight Show ku foli për daljet në qytetin e Nju Jorkut, ku edhe filmohet emisioni.

“Me pëlqen. Kush nuk e do Nju Jorkun? Njerëzit, është energjia. Mendoj se ke më shumë mundësi edhe me meshkujt”, tha Sofia.

Ajo shtoi, “Unë jam beqare tani, kështu që në Nju Jork ka më shumë njerëz. Nuk ka vetëm aktorë, shkrimtarë apo regjisorë, mendoj se ka një “pishinë” më të madhe. Unë do të kaloj më shumë kohë në Nju Jork. Ka ushqim të shkëlqyeshëm kur dilni në takime. Është më mirë, po”.

Sofia ishte e martuar më parë me aktorin Joe Manganiello, por u ndanë vitin e kaluar. Ajo së fundmi ka bërë disa komente shumë të rralla për ndarjen.

Sofia gjithashtu është parë së fundmi në disa takime me një mjek.

lajme të ngjashme