S’ndalet Zhegrova, e shënon edhe golin e dytë në ndeshje NULL NULL 21.09.2024 17:32 21.09.2024 17:32 Edon Zhegrova e ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen kundër Strasbougrut. Golin e dytë, Zhegrova e shënoi në minutën e 27-të të takimit, vetëm 12 minuta pas golit të parë. Ai e shfrytëzoi për mrekulli një tollovi brenda zonës së kundërshtarit, për ta çuar me kokë topin në rrjetë, njofton Klankosova.tv. Ky është goli i shtatë në tetë ndeshjet e fundit të Zhegrovës me Lille.