Snajperisti i UÇK-së ndihet i kërcënuar, paditë VV-në dhe Guxo-n NULL NULL 05.08.2022 11:36 05.08.2022 11:36 Snajperisti amerikano-gjerman që vullnetarisht ka luftuar në Koshare në uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mike Spath, ka bërë të ditur se do të kallëzojë penalisht partitë politike, Vetëvendosjen dhe Listën Guxo. Spath thotë se këtij kallëzimi i paraprinë kultura, qasja intolerante që këto parti kanë dhe kërcënimet e vazhdueshme që ai po pranon nga ‘militantët’ e këtyre dy partive politike, njofton Klankosova.tv. “Në këtë kohë jam duke plotësuar padi penale dhe civile kundër udhëheqjes së partive politike, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo”. “Është e njohur në të gjithë Institucionet Ndërkombëtare se çfarë lloj dhune, ngacmimi, shtypjeje nga ato parti politike po vjen nëse nuk do të pajtoheni me kushtet e tyre”. Spath, mes tjerash, thotë se komentet negative që po merr po i dëmtojnë reputacionin e tij në shoqëri dhe familje.