Smoothie me kanellë dhe banane NULL NULL 03.05.2018 10:53 03.05.2018 10:53 Ajo që na nevojitet janë ushqime të shpejta, të thjeshta, të mbushura me lëndë ushqyese që mund të bëhen në pak minuta dhe ti marrim me vete kudo që shkojmë. E tillë është pija që ju propozojmë sot: një smoothie me banane, bajame, kanellë dhe kripë. Kanella është përbërësi më I rëndësishëm i kësaj pijeje falë aftësive antioksiduese që ka. Bananet dhe kripa ndihmojnë në balancimin e niveleve të elektroliteve kryesore të natriumit dhe kaliumit. Bajamet sigurojnë sasi të vogla të proteinave dhe një dozë të mirë të yndyrave të shëndetshme. Përbërësit 1 banane 15 bajame 1 gotë qumësht 1/2 lugë çaji kanellë 1 majë lugë kafe me kripë Përgatitja Në një blender shtojmë bananen, bajamet, qumështin, kanellën dhe kripën. I rrahim mirë për rreth 1 minutë dhe e shërbejmë në gotë.