Smoothie me gjalpë kikiriku NULL NULL 26.06.2018 08:39 26.06.2018 08:39 Një pije e mirë për ta nisur mëngjesin është fantastike. E një nga smoothie-t më të shijshëm është ai me gjalpë kikirikësh. E Shëndetshme, e shijshme dhe ju mbush me energji. Përbërësit për dy persona 1 banane 1 e 1/2 e gotës me volum 240 ml qumësht 2 lugë caji (tsp) mjalt 2 lugë caji (tsp) gjalp kikiriku 3 lugë gjelle (tbs) tërshërë 1/2 lugë caji (tsp) tumerik 1/2 lugë caji (tsp) kanellë 1/3 kupë kuba akulli Pak fara susami të zi për t’i shtuar sipër Përgatitja Vendosini të gjithë përbërësitë në një blender, përvec farave të susamit dhe bluajini për pak minuta (2-3 min). Hidheni në gotat që do ta shërbeni dhe shtoni pak fara susami të zi. Thjesht, shpejt, shëndetshem, shijshëm!