Smoothie me banane dhe kivi (VIDEO) NULL NULL 06.12.2018 08:30 06.12.2018 08:30 Një pije smoothie është fantastike për të nisur mëngjesin. Merni disa ushqime që ju mbushin energji dhe përziejni në blender, është kaq e thjeshtë. Përbërësit 1 gotë kos 2 kivi 1 mollë 1 banane 1 portokall kuba akulli 2 lugë gjelle lajthi 2 lugë gjelle fara liri Përgatitja Pastrojini frutat dhe prejini në copa të vogla. Kombinoni kosin, kivin, mollën, bananen, portokallin dhe akullin në një blender. Shtoni më pas 2 lugë gjelle lajthi dhe 2 lugë gjelle fara liri. Përziejeni për 2-3 minuta derisa të merrni një masë homogjene. Hidheni smoothie-n në një gotë dhe dekorojeni me 3 feta banane, 2 lajthi, pak fara liri, dhe 1 fetë kivi. Më poshtë keni videon e realizuar nga Revista Shije.