Smoothie është e shëndetshme – konsumojeni! NULL NULL 06.06.2018 19:45 06.06.2018 19:45 Të pakta janë ushqimet të cilat shkaktojnë konfuzion aq shumë sa smoothiet. Ato janë të shijshme dhe po ashtu përplotë me fruta megjithatë shpesh janë kritikuar për të pasurit përmbajtje të lartë të sheqerit, duke bërë shkatërrimin e dhëmbëve e po ashtu duke rritur dhe nivelin e yndyrës, njofton Klan Kosova. Por, ku qëndron e vërteta? Mund të jetë befasuese për ju por, smoothiet ofrojnë një burim të mbarë për të rritur përdorimin e frutave në dietën tuaj. Hulumtimi po ashtu tregon se ato mund të jenë po aq të shëndetshme sa edhe frutat kur bëhet fjalë për sigurimin e lëndëve ushqyese në trupin e njeriut. Në të vërtetë, smoothies përmbajnë një mori të ushqyesve të vlefshëm – duke përfshirë folatë, kalium, vitaminë A, vitaminë C dhe zink – që shumë njerëz nuk marrin mjaftueshëm.