”SleepSense” pajisja që do të përmirësojë gjumin tuaj NULL NULL 06.09.2015 19:54 06.09.2015 19:54 Kompania gjigante Samsung, në konferencën e teknologjisë IFA, ka prezantuar një pajisje të quajtur ”SleepSense” që u krijua për të përmirësuar gjumin e njeriut. Me një disk të hollë me sensorë pa kontakt, i cili vendoset poshtë dyshekut arrinë të analizojë cilësinë e gjumit. Sipas projektuesve të kompanisë Samsung, kjo pajisje u dizajnua për shifruar statistikat e rrahjes së zemrës, ritmin e frymëmarrjes duke dhënë kështu të dhëna shumë të sakta. Pajisja ”SleepSense” mund të lidhet me kondicionerin, televizorin e shtëpisë kështu duke krijuar një mjedis më të përshtatshëm për të bërë gjumë, për të u zgjuar pastaj dhe për të parë se si ka qenë gjumi juaj, shkruan Mail Online, përcjellë Klan Kosova. Nëse në një natë vere ju zë gjumi pajisja ”SleepSense”, mundëson fikjen e kondicionerit dhe të televizorit nëse ju keni qenë duke shikuar ndonjë film në ato momente. Se sa do të jetë çmimi për ”SleepSense” ende nuk ka asnjë detaj që mund të përcaktojë në dicka të tillë, njofton Klan Kosova.