Skulpturat mahnitëse nga lapsi NULL NULL 12.08.2015 15:30 12.08.2015 15:30 Artistët në përgjithësi përdorin mjetet për të punuar, por skulptori Boshnjak Jasenko Gjorgjeviq i kthen mjetet në art, transmeton Klan Kosova. I lindur në Tulza të Bosnës, Gjorgjeviq përdor një thikë X-acto për të krijuar skulptura nga lapsi. Rezultati i ngjan diçkaje të bërë nga guri ose druri i djegur. Ai u inspirua t’i gdhend lapsat pasi fillimisht e ka parë punën e Dalton Ghetti. Grafiti apo “plumbi i zi” është materiali i përzgjedhur nga Gjorgjeviq, meqë është i fortë dhe i brishtë në të njejtën kohë. Duhet kujdes i veçantë kur punohet me plumbin e zi, pasi edhe mungesa më e vogël e vëmendjes mund të qojë në plasaritjen e tij.