Skulptura që portretizon fëmiun e bllokuar brenda një të rrituri NULL NULL 16.09.2015 11:30 16.09.2015 11:30 Në festivalin e artit në Nevada të quajtur Burning Man Festival, këtë vit ka qindra punime të veçanta. Por është njëra që ka rrëmbyer vëmendjen e shumë njerëzve të pranishëm në këtë festival, transmeton Klan Kosova. Është projekti “Love” nga skulptori ukrainas Alexander Milov, ku ai ka dashur të portretizojë që në secilin njeri të rritur është një fëmijë brenda që ende jeton. “Me anë të këtij projekti shprehet konflikti i brendshëm i njeriut me atë të jashtmen”. “E brendshmja në shumicën e rasteve është një fëmijë transparent që nuk mund të dal jashtë sepse e pengojnë grilat e trupit të rritur”, është shprehur Milov.