Skifterat synojnë zhdukjen e krizës NULL NULL nga Lutrim Islami 10.09.2024 21:24 nga Lutrim Islami 10.09.2024 21:24 Lojtarët e Gjilanit duke u stërvitur Gjilani nuk e ka nisur mirë sezonin e ri, pasi barazoi ndaj Llapit dhe Ballkanit, duke pësuar më pas ndaj Dukagjinit dhe Suharekës. Për këtë krizë që po kalon klubi gjilanas foli timonieri Ardian Nuhiu, i cili thotë se po i mungojnë vetëm rezultatet. “Ekipi nga ndeshje në ndeshje po rritet, vetëm fati sportiv s’ka qenë, kemi shënuar kemi qenë në epërsi, nuk është arritur të menaxhohet për të marrë pikët e plota”, u shpreh Nuhiu në një intervistë për Klan Kosova. Nuhiu, theksoi se ekipi ka shumë potencial dhe sipas tij, synimi nga fillimi ka qenë të ndërtohet një skuadër konkurruese. “Të marrim çka na ofron rruga, të analizohet çdo skuadër, në detaje të vogla, të përgatisim skuadrën gjithmonë të futemi për ta fituar takimin, ta lejojmë të flas puna dhe fusha”. Ndërkohë Edison Kqiku tha se do t’i kthehen fitoreve nga ndeshja e ardhshme. Kurse mbi barrën që ka në supe si kapiten nuk e ka gajle. “Ndjenjë shumë e mirë, përgjegjësi e madhe, prej fëmijërisë e kam ëndërruar këtë ditë me qenë kapiten i Gjilanit, prej Alban Hysenit, Ylber Kastratit”, ka thënë Kqiku për Klan Kosova. Ndryshe Gjilani renditet në pozitën e parafundit në tabelë me dy pikë të grumbulluara. Ndërsa në sfidën e ardhshme janë nikoqirë të Feronikelit 74, që akoma nuk e ka shijuar ndonjë pikë.