“Skenë të madhe në minutat e para”, “ripërsëritje e fabulës” – Damon tregon si po ndryshon rrëfimi filmik NULL NULL 18.01.2026 16:36 18.01.2026 16:36 Aktori hollivudian, Mat Damon, ka rrëfyer se si po ndryshon mënyra e filmbërjes dhe rrëfimit filmik si pasojë e “mungesës së vëmendjes” së shikuesve, dhe varësisë nga telefonat. “Për shembull, Netflixi…mënyra standarde për të bërë një film aksion, ashtu siç e kemi mësuar, ishte zakonisht të kishim tre skena të mëdha. Një në aktin e parë, një në të dytin dhe një në të tretin – ajo e fundit, me të gjitha shpërthimet, ku shpenzon pjesën më të madhe të buxhetit. Kjo është finalja jote,” shpjegoi Damoni. “Tani, [Netflix] na thotë: ‘A mund të kemi një skenë të madhe në pesë minutat e para?’ Duam që njerëzit të vazhdojnë së shikuari filmin. Dhe nuk do të ishte keq nëse do ta përsëritnit fabulën tre ose katër herë në dialog, sepse njerëzit janë në telefona”. “Kjo do të fillojë vërtet të cenojë mënyrën se si i rrëfejmë tregimet”. Mirëpo pastaj vijoi Afflecku duke përmendur serinë Adolescene, që nuk e ka ndjekur këtë format. “Por pastaj shikon Adolescence që nuk bëri asnjë nga këto gjëra dhe ishte fantastik.” “Ndjesia ime është se kjo tregon se nuk ke nevojë të bësh asnjë nga këto gjëra që njerëzit ta shikojnë,” tha Affleck. Ai gjithashtu vuri në dukje se platformat streaming nuk përbëjnë një “kërcënim ekzistencial” dhe se “gjërat ndryshojnë. Kur erdhi televizioni, pati më pak shikues në kinema dhe kjo do të vazhdojë.