Skenë e pabesueshme në Botërorin e femrave, basketbollistet e Malit rrihen mes vete (VIDEO) NULL NULL 26.09.2022 11:17 26.09.2022 11:17 Në Botërorin e basketbollit në konkurrencën e femrave ka ndodhur një skenë e pabesueshme. Incidenti ndodhi pas ndeshjes mes Serbisë dhe Malit, në Botërorin që po mbahet në Australi, transmeton Klankosova.tv. Ndeshjen e fitoi Serbia, por shfaqja kryesore ishte pas lojës, pasi dy basketbolliste të Malit u përfshinë në një rrahje, teksa kamera kapi incidentin, përderisa po xhironte intervistën e një basketbollisteje serbe. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.