Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Skënderbeu tani edhe në 3D

NULL NULL
01.08.2016 09:27

Piktori Fatmir Gjevukaj i cili që nga viti 2005 merret me formatin 3D, së fundmi ka sjellë në këtë formë arti edhe figurën e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Fatmir Gjevukaj ka thënë se ky punim është fotografi dhe është punuar me 3DsMax dhe Zbrush, dhe sipas tij, portreti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut ishte një dëshirë e hershme e tij.

“Gjatë realizimit të kësaj vepre kam bërë hulumtime të shumta dhe kam përdorur referenca të ndryshme të kohës në të cilën ka jetuar Skënderbeu, realizimi i së cilës mi ka marrë rreth një muaj kohë për të përfunduar. Kam tentuar që të inkorporojë në portretin e Skënderbeut virtytet sa më njerëzore të tij, si strateg ushtarak por edhe si mendimtar, gjithashtu edhe si një njeri i thjeshtë dhe real”,- ka thënë Gjevukaj.

Gjevukaj ka jetuar në SHBA deri në vitin 2012, atje ka punuar si “Senior Character artist” për disa Video Game Companies si Midway dhe Intific. /KultPlus.com

20160731213527205 (1) 20160731213416104

 

lajme të ngjashme