Përplasen dy automjete në autostradën Lushnjë-Fier, lëndohet një person NULL NULL 16.07.2026 09:49 16.07.2026 09:49 Në aksident trafiku është regjistruar te kryqëzimi i “Pushimi të Shoferit” në autostradën Lushnjë-Fier. Dy automjete janë përplasur dhe për pasojë drejtuesi i njërës prej tyre është dërguar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjës. Policia e qarkullimit rrugor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po rregullon trafikun e rënduar me disa kilometra radhë në korsinë drejt Fierit./TCh