Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Skenderaj “vërshohet” edhe nga komentet negative pas përmbytjeve nga shiu (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 21.01.2023 21:01

Pas vërshimeve që kapluan Skenderajn, qytetarët filluan të bëjnë disa komente në rrjete sociale, duke iu gëzuar dëmeve që shiu iu shkaktoi banorëve të asaj zone.

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, nuk ka folur asgjë në lidhje me komentet që i kanë bërë qytetarët.

Ndryshe prej tij, deputetja që vjen nga Skenderaj, Blerta Deliu Kodra, tha se nuk ka vend për racizëm lokal e kulturor.

E qytetarët ishin të shokuar me atë që panë në rrjete sociale, derisa thanë se nuk duhet pasur kësi dallime krahinore.

Skenderaj e Mitrovica shpallën gjendje të jashtëzakonshme të enjten pasi lumenjtë në këto qytete dolën nga shtretërit dhe vërshuan qytetet.

lajme të ngjashme