Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

S’ka kuorum as për seancën e opozitës

NULL NULL
05.09.2018 20:07

Problemi me kuorumin që shtyu seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri i vendit ku pritej të votohej ekipi negociator për dialogun me Serbinë, po vazhdon edhe në seancën e thirrur nga opozita.

Aktualisht në sallën e Kuvendit të Kosovës janë 59 deputetë derisa duhet të jenë së paku 61 deputetë për të mundësuar nisjen e kësaj seance, njofton Klan Kosova.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se në një situatë të tillë, ai nuk do t’i mbyllë punimet e seancës por kërkoi zgjidhje, mes pauzës ose thirrjes së mbledhjes së Kryesisë, për të proceduar tutje.

Veseli vet propozoi që të thirret mbledhja e Kryesisë por ai kërkoi edhe mendimin e kryesuesve të Grupeve Parlamentare.

 

 

lajme të ngjashme