S’ka fluks në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë, pritjet më të gjata deri në 20 minuta NULL NULL 20.07.2025 16:09 20.07.2025 16:09 Kolona në Merdarë, Foto nga Arkiva Mërgimtarët po presin më së shumti deri në 20 minuta për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë dhe Muçibaba. Bazuar në përditësimin e fundit të të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje deri në 15 minuta ka edhe në Han të Elezit, Jarinje e Merdarë, transmeton Klankosova.tv. Pikat tjera kufitare nuk kanë dhe aq fluks të shtuar të pritjeve.