S’ka fitues në derbi, Arsenali me barazim dramatik ndaj Cityt NULL NULL 21.09.2025 19:35 21.09.2025 19:35 Ka përfunduar pa fitues derbi në mes Arsenalit dhe Manchester Cytit, ndeshje kjo që u mbyll me rezultat 1:1. City ishte në avantazh që nga minuta e 9-të kur shënoi Haaland pas asistimit të Reijnders. Që nga pranimi i golit, Arsenali u vu në sulm, por që nuk arriti ta gjente golin deri në minutën e 93-të kur shënoi Martinelli, njofton Klankosova.tv. Me këtë barazim, Arsenali gjendet në pozitën e dytë me 10 pikë, pesë më pak se Liverpooli që është në pozitën e parë, ndërsa City pozicionohet në vendin e nëntë me shtatë pikë.